KODI ETIK I PMI


PMI ( akronim i Albanian Outsourcing Association ) është një shoqatë që është krijuar dhe ka për qëllim nxitjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të sektorit te Business Process Outsourcing në Shqipëri . PMI është një shoqatë me personalitet juridik dhe vepron në përputhje të plotë me legjislacionin mbi regjistrimin dhe funksionimin e shoqatave jo-fitimprurëse dhe mbi te cilat nuk aplikohet TVSH (Tatim Mbi Vleren e Shtuar).


Kodi i Etikës së PMI synon të krijojë një bazë të vlerave dhe parimeve etike që do të shërbejnë si bazë për mbarëvajtjen e rregullt te raporteve mes anëtarëve brenda PMI si dhe raportet mes PMI dhe aktoreve te tjerë te jashtëm si biznese, ente publike, organizata, fondacione etj . Ne besojmë se është e domosdoshme qe të ketë vlera qe na udhëzojne në punën dhe ne veprimtarinë tone duhet te kemi integritetit te plote profesional etik dhe moral për të dhenë kontributin në mënyrën më të mirë te mundshme ( nga pikëpamja ekonomike dhe jo ) në strukturën socio- ekonomike të vendit tonë


 

Kodi i Etikës së PMI është ne harmoni te plote me statutin e shoqatës dhe shërben si një udhëzues në arritjen e objektivave të PMI . PMI ka një Kod te Etikës qe përbëhet nga tre komponentë :

- Karta e parimeve etike .

- Karta e angazhimeve të anëtarëve .

- Kodi i mirësjelljes

KARTA E PARIMEVE ETIKE


Karta e parimeve etike identifikon parimet etike thelbësore për standardet etike të sistemit për të rregulluar sjelljen dhe veprimtarinë e anëtarëve brenda PMI . Ajo përcakton se realizimi i objektivave të PMI duhet te shoqërohet me një sjellje etike dhe koherente .


KARTA E ANGAZHIMEVE TE ANETAREVE


Karta e angazhimeve të anëtarëve angazhon PMI te kete një fokus të fortë mbi karakteristikat e anëtarësimit dhe identifikon një rrugë të ndërveprimit , diskutimit dhe bashkëpunim mes aktoreve të ndryshëm dhe kerkon për disa kategori kryesore ( kryesisht i lidhur me anetaret) , qëndrime dhe sjellje ne harmoni me vlerat, parimet dhe angazhimet e PMI .


KODI I MIRESJELLJES


Karta e parimeve etike dhe karta e angazhimeve të anëtarëve paraqet kornizën për veprimtarine e të gjithë sistemit te PMI. Me nënshkrimin e Kodit të Etikës dhe të vlerave associative , shoqatat lokale dhe te sektorit te BPO në nivele të ndryshme , sipërmarrësit (anetare) dhe punonjësit e lidhur impenjohen te respektojnë dhe promovojnë vlerat, parimet dhe angazhimet në drejtim të PMI . Përveç kësaj, anëtarëve u kërkohet të pranojnë Kodin e Etikës dhe të vlerave associative dhe si rrjedhoje te pershtastn ato sjellje .